Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi HAziri ka bërë me dije se pasi iu kishte nënshtruar testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, morri rezultatin zyrtar, i cili është negativ.
“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka thënë Haziri.
Ai ka falënderuar për solidaritetin, siç thotë, të mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.
“Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër. Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë”, ka thënë Haziri.