Në kuadër të projektit “Ndalo duhanin sot –se nesër është vonë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ –Dardanapress ka organizuar kampanjën vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.
Ne këtë kampanje vetëdijesuese ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe Drejtori për Rini Kulturë dhe Sport, Arianit Ibrahimi.
Kreu i komunës, Qëndron Kastrati së bashku me vullnetarët-nxënësit, kanë shpërnda fletëpalosje dhe material edukativ kalimtareve duke i njoftuar me qëllimin e kësaj fushate vetëdijesuese kundër pirjes se duhanit.
Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit te duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.