/2L ONLINE – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbvajtur sot mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësuesve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Auditimit të Komunës së Gjilanit.
Në këtë mbledhje është diskutuar për raportin e Auditimit Gjeneral për vitin 2015, ku kryetari Haziri ka formuar një komision të veçantë për ta përpiluar planin e veprimit kohor për zbatimin e rekomandimeve.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kërkuar nga drejtorët e drejtorive zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm dhe Auditorit të Brendshëm.
“Nuk ka kompromis me ata që i neglizhojnë rekomandimet e Auditorit. Të gjitha rekomandimet e Auditorit Gjeneral do të realizohen deri në fund të vitit me përpikmëri, të cilat më shumë janë teknike. Ndjehem i lumtur se në këtë raport për vitin 2015, Komuna e Gjilanit ka shënuar progres, ndërkaq sipas raportit të Njësisë për Auditim të Brendshëm për këtë gjashtë mujor ka progres të madh dhe rritje të performancës, krahasuar me vitet paraprake”, ka thënë kryetari Haziri. /2L ONLINE/