Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, efendi Naim Aliu ka pritur në takim komandantin e stacionit policor të Gjilanit, major Alban Ramushin.
Në kuadër të planit “Siguria në trafik” komandanti i stacionit të Gjilanit Major Alban Ramushi është pritur në lokalet e KBI-së në Gjilan nga efendi Naim Aliu, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Kryetari Aliu e njoftoi komandantin e stacionit policor zë Gjilanit se në të gjitha xhamitë e Komunës së Gjilanit në “hutben e sotme të xhumasë” u ligjërua në lidhje me respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësisht u përcollen mesazhe për respektim të rregullave në trafikun rrugor.
Ishte konstatim i përbashkët se të gjithë duhet të angazhohemi dhe të japim kontributin tonë në vetëdijesimin e drejtuesve të mjeteve në trafik në mënyrë që të ndikojmë sa të jetë e mundur që të kemi sa ma pak aksidente. /2LONLINE.com/