Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi mbrëmë vizituan stafin mjekësor në QKMF dhe në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë”.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, falenderoi stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin e tyre në këto momente të vështira.
“Tani bashkë me nënkryetarin Jakupi dhe drejtoreshën Zaimi-Krasniqi, vizituam stafin shëndetësor për t’i inkurajuar në këto momente të vështira që po kalojmë. Ata janë vigjilentë në respektimin e masave, ndërkaq që ekipa mobile mjekësore po vazhdon vizitat nëpër shtëpi”, shtoi Kastrati.
Lusim qytetarë të bëjnë kujdes të shtuar, por pa panik!
Përndryshe, janë konfirmuar tani më dy rastet e para të Koronavirusit Covid-19 në Kosovë.