Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është takuar me udhëheqësin e OJQ “Replay Peace”, Burim Krasniqi, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj OJQ, ku kanë diskutuar lidhur me Minimaratonën -5 KM me moton “Vrapo për Autizëm 2022”.
Në këtë takim kryetari Rahimaj ka thënë se mbështet këtë aktivitet i cili do të organizohet për personat me autizëm.
I pari i komuës duke falenderuar përfaqësuesit e OJQ “Replay Peace” për kontributin e tyre, ka thënë se do të angazhohen që të bëjnë më të mirën sa i përket personave me autizëm.
“Ne i përkrahim moralisht këta persona dhe do të mundohemi që të krijojmë kushte sa më të mira për ta, që edhe ata të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë tonë”, ka thënë ai. /2LONLINE/