Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim, përfaqësues nga organizata DEMOS, e cila angazhohet kryesisht në decetralizim dhe suport kundrejt institucioneve të nivelit lokal.
Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth projektit kapital që do të monitorohet nga ekipi i auditimit social, ekip ky i cili përbëhet nga qytetarët.
Ky ka qenë kryesisht takim koordinues, për fillimin e bashkëpunimit për këtë projekt. /2LONLINE/