/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës begzad Sinani ka shprehur shqetësimin e tij për vdekjen e Astrit Deharit. “Sot ne Republiken e Kosoves, Shtetin e Pavarur, te Lire e Demokratik, te vdes nje i ri ne burg kjo eshte shqetesuese per mua”, ka shkruar Sinani.
Ai pret shumë që Qveria të jep dorëheqje
Ja postimi i plotë i Sinanitn[ profilin e FB:
“Dje ishte lajmi me i veshtire ne jeten time.
Vdekja e Astrit Deharit ne Burgun e Qarkut ne Prizren me perkujtoi diten e 6 Janarit 1987 kur dy gardian dhe dy UDB – se me percollen gjysem te vdekur nga Burgu i Qarkut te Gjilanit per ne Burgun Qendror te Beogradit ( Burgun famekeq CZ )
Atehere i pata thene vetes, duro ka edhe me keq. IA DOLA.
Sot ne Republiken e Kosoves, Shtetin e Pavarur, te Lire e Demokratik, te vdes nje i ri ne burg kjo eshte shqetesuese per mua.
Pres shume qe neser ( e Hene ) Qeveria te jap DOREHEQJE.
Familjes Dehari ngushllimet me te sinqerta nga une personalisht dhe Qytetaret e Komunes se Kamenices.
N g u s h l l i m e !