Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, vizituan QMF-në në lagjen Dardania.
Kryetari Hyseni falënderoi ekipin shëndetësor që kujdestaron sot, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre fisnike edhe në ditë feste, transemton 2LONLINE.com.
Ndërkaq drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani Buca, tha se kjo vizitë është shenjë respekti, ashtu sikurse tradita e do, që nëpër festa të nderohen e urohen ata që punojnë.
Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, falënderoi për vizitën dhe informoi që edhe sot disa qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor. /2LONLINE/