DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e vjedhjes së rëndë dhe aksidentit të trafikut me lëndime

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e vjedhjes së rëndë dhe aksidentit të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

VJEDHJE E RËNDË

EkoHigjiena

Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Zabeli i Sahit Agës, Gjilan 02.05.2022 – 14:50. Dy vetura me targa vendore si pasoj e mos mbajtjes së distancës anësore në mes veti janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare drejtuese e njërës nga veturat e involvuara. E lënduara pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.