DYLON

Kreshniku i Karadakut në vargje

Avatar photo Redaksia

Ibrahim KADRIU

1912-ta*

EkoHigjiena

(Idriz Seferit)

Në gur emri yt, vetëm në gur
Gjen strehim më të mirë të qëndresës;
Në gur emri yt, vetëm në gur
Mund të flasë legjendën e gjakut e të fortesës.
Më puthe e më rrëmbeve,
Më trete në largësitë e tymosura:
Mbi Bjeshkë të zeza,
Mbi lumenj të rrëpishem,
Mbi kohë, për t’u harruar,
Në emrin tënd që vetëm në gur
Flet më së miri për dhembjet e tua.
Në gur fjala jote, vetëm në gur.
E të flasim me gjuhën tënde,
Të urtët kurrë s’do të ndjejnë lodhje;
I vjelin fjalët për t’u shëruar,
Korbat gjuhen e bëjnë vetëvrasje
Derisa bjeshkët pëlcasin së qeshuri –
Ngrehin gjoksin, mburren e krenohen
Kur flasin gjuhën tënde…
E, edhe varret mëshirohen
Në vend të luleve të stinëve e kurorave
Gjejnë prehje kur flasin me gjuhën tënde.
Në gur pesha jote, në gur.
E të ecim me hapat e tu,
Toka ledhatohet për kremte,
Anadolli merr arratinë për në fundosje
Bjeshkët e zeza thërrasin beharin.
*Nga përmbledhja “Diçka po ndodh”, notoi “Rilindja” në vitin 1972

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.