KODI I KOHËRAVE
( Kreshnikut të maleve, Idriz Seferit )
Sabit RRUSTEMI
Kohëra të palavdishme këndej po vijnë
Rrënjëve të moçme kopila po mbijnë
Për përtërjen e farës sonë lypset kodi yt
Gjysma e një Shqipërie na ngeli në fyt
Bima e Re po mbështillet me egjër
Nëpër pragje portash gufon bari i egër
Po kush s’gërmucet nuk zgjatë dorën
Xhepave të grisur qëmoti humbëm orën
Faqen e Zezë ia mveshëm tonës Fytyrë
Pështyjmë pastaj në secilën pasqyrë
Kishe tepër kemi a po heqim për mend
S’di në do t’ i ruajmë dhe dy gisht vend
Shtëpisë sonë kurqysh nuk i tymon oxhaku
Dhe ty bash rastësisht nuk t’u nda mustaku
Se si ngushëllohemi ende nga jotja ofshamë
Po as me jetërat tona Një Shqipëri s’e bëmë