Bilall Maliqi
ERDHA TEK TI
(Idriz Seferit)
Karadaku çelë perden e kujtesës
Për ta vijëzuar të Kaçanikut Grykë…
Betejat i gjeta faqeve të historisë
Të kuqe si (lule)gjaku, o Idriz Seferi
Erdha tek ti, për një trohë trimëri
Me të bëmat e kohës së ikur
Nëpër gurëte shkepur korbat krrokasin
Hienat na e thithin gjakun heshtazi
Liria prapë mbeti peng brenda grilave
E guximi mërgoi nuk shfaqet si dikur
Në mes të trekëndëshit banon vetmia
Heshtjeve tona ecim si hije o Idriz Seferi
(22 janar 2017)