Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, zyrtarë komunal dhe përfaqësuesin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Milaim Limoni, sot bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Kastrati nderoi dhe uroi familjet e dëshmorëve në përvjetorin e pavarësisë.
“Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nderuam ata të cilët u angazhuan e luftuan për lirinë që sot e gëzojmë. Nuk duhet dhe nuk do të harrojmë sakrificat e popullit tonë për liri”, tha kreu i komunës.
Gjatë ditës së sotme, krerët e komunës gjithashtu bënë homazhe edhe te busti i heroit “Metush Krasniqi”.