Kuvendi Komunal i Gjilanit është freskuar sot me anëtarë të rinj. Kështu, Krenare Latifi – Kqiku ka dhënë betimin solemn si anëtare e re e Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka zëvendësuar ish anëtaret e këtij organi Arbëreshë Kryeziu – Hyseni e cila kishte dhënë dorëheqje, pasi, siç dihet, ka fituar besimin për deputete të Parlamenti të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje ku është edhe duke e kryer funksionin e saj, transmeton Portali 2LONLINE.com
Anëtares së re të kuvendit, Krenare Latifi – Kqikut, iu dëshirua mirëseardhje dhe punë të mbarë nga kolegët e tjerë.