Me një program kulturor e artistik në praninë e shumë prindërve nxënësve dhe mësimdhënësve, shkolla “Abaz Ajeti” shënoi 34 vjetorin e rrugëtimit historik të saj drejt sukseseve që janë realizuar njëra pas tjetrës.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur, drejtori i kësaj shkolle, Arsim Bejtullahu: Ai të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë::“Sot kur po festojmë ditën e shkollës kujtojmë historikun e lavdishme të shkollës “Abaz Ajeti” që na bënë të ndihemi krenar ne sot që jemi nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të kësaj shkolle”.
Sipas tij, krenaria ka bazën te të gjithë ata mësimdhënës që me përkushtimin etyre nëpër vite dhanë gjithçka nga vetja për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Krenaria ka bazën edhe në rezultatet dhe sukseset që kanë shënuar, e po shënojnë nxënësit tanë nëpër gara dhe teste të ndryshme të diturisë.
Bejtullahu ka thënë se avancimi në kualifikim i vazhdueshëm i mësimdhënësve tanë është garancë dhe tregues i mirë për një të ardhme të mirë të shkollës sonë.
Përkushtimi i drejtuesve të shkollës, kryetarit të Komunës, drejtorit komunal, komunitetit për të krijuar kushte sa më të mira të punës për nxënës dhe mësimdhënës duhet të shihet si një motiv shtesë për një punë sa më cilësore.
“Shkolla“Abaz Ajeti “ tashmë është përkushtuar ndryshimeve pozitive në sistemin arsimor përmes përfshirjes së mësimdhënësve në trajnimet për korrikulën e Kosovës dhe përmes gatishmërisë qetu përshtatën teknikave të reja mësimore duke përdorur çdo mjetet mësimor të mundshëm të kohës për ta bërë të mundshëm sa më lehtë mësimdhënien dhe mësim nxënien.
Prandaj, shkolla “Abaz Ajeti” këtë ditë të shkollës po e shënon me moton: Kush nuk mund të ndryshoj mendim, nuk mund të ndryshoj asgjë”, përfundoi, Bejtullahu.
Përveç pikave të shkëlqyeshme muzikore, recitaleve, skeçeve të ndryshme, me mirënjohje u shpërblyen nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar.
/Ismet AZIZI/