DYLON

Ish anëtari i Kongresit Amerikan viziton Odën Amerikane

Ish anëtari i Kongresit Amerikan viziton Odën Amerikane
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim ish Anëtarin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerry Weller, takim gjatë të cilit u diskutua rreth mundësive të rritjes së bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të mundësive aktuale të të bërit biznes me bizneset amerikane.

Ish Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerry Weller, vlerësoi punën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Weller në të njëjtën kohë shprehu zotimin e tij për të mbështetur Odën Amerikane, si dhe anëtarët e saj në promovimin e tyre në SHBA, bashkë me mundësitë e të bërit biznes para bizneseve amerikane.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, falënderoi z. Weller për gatishmërinë për të mbështetur Odën Amerikane, duke folur për mundësitë e shumta që ofrohen në Kosovë për investitorët amerikanë.

EkoHigjiena

Po ashtu u bisedua edhe për shfrytëzimin më të mirë të Marrëveshjes së Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP) që i mundëson Kosovës eksportimin e mijëra produkteve në SHBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.