Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po zhvillon një “kuiz intelektual” përmes llogarisë në Facebook.
Të reduktuara sipas tij, në pesë pyetje ai kërkon përgjigje “edukative, te kulturuara dhe të kenë nivel intelektual!”
Më poshtë, gjeni postimin e plotë të deputetit të NISMA, Jakup Krasniqi, në llogarinë e tij në Facebook.
KUSH E DINË PËRGJEGJEN E KËTYRE PYETJEVE:
Duke përcjellë vizitën e Qeverisë së “re” te Kosovës në Beograd, me lindi ideja për të shtruar disa pyetje:
1. A janë krijuar kushtet për eliminimin e të gjitha pengesave që të jemi të hapur si ndaj Beogradit ashtu dhe Tiranës?
2. Kush ndihmoj në heqjen e barrikadave për ecjen tonë në drejtim të Beogradit?
3. Kur do të filloj mbledhja e përbashkët në mes qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit në Nish (Naisus) dhe vazhdimit me atë të Tiranës në Prizren?
4. A ka mbetur akoma ndonjë pengesë për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë – Beograd, veç GJYKATËS SPECIALE? Dhe
5. A është koalicioni i “ri” garanci e kësaj hapje te dyfishtë?
Ka pasur mundësi të shtroheshin edhe disa pyetje të tjera, por nuk desha të merrem me emra të përveçëm.
Të tjerët le të përgjigjen sipas bindjeve të tyre dhe t’i ruajnë për vete.
Ju lutem që përgjigjet të jenë: edukative, te kulturuara dhe të kenë nivel intelektual!