Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, i është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të fundit se Vatikani nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës. Krasniqi për ORAinfo ka deklaruar se Vatikani nuk e njehë Kosovën, pasi që ka raporte të afërta me Kishën Ortodokse serbe.
“Për Vatikanin më rëndësishëm është Kisha Ortodokse serbe se myslimanët e Kosovës. Ata kanë raporte shumë të afërta me kishën ortodokse serbe”, ka thënë Krasniqi, transmeton ORAinfo.
Sipas tij, Kosova është treguar zemërgjerë me të gjithë përfshirë këtu edhe Vatikanin me ndërtimin e Katedrales në qendër të Prishtinës.
“Kosova është tregu zemërgjerë me të gjithë. Por Vatikani nuk na njeh për tokë të Zotit”, ka thënë Krasniqi.
Ai nuk pret që Vatikani ta njoh Kosovën.
“Në Vatikan ka deklaruar se Kosova është djep i Serbisë dhe se nuk do ta njohin Kosovën, pa e njohur Serbia atë”, ka thënë Krasniqi