Ish-sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shpjeguar arsyet e distancimit të tij nga drejtuesi i PDK-së, Hashim Thaçi. Ky reagim ka ardhur pas deklarimit të Hajredin Kuçit i cili në një emision televiziv i ka ftuar Krasniqin e Limajn që “kthehen” në pozitën që kishin më parë në PDK.
Krasniqi ka përmendur 5 arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë qëndrim të tij, arsye që sipas tij janë konceptuale.
“Qe disa nga arsyet e ndarjes së rrugëve me drejtuesin (pronarin) e gjithëpushtetshëm të PDK-së. Nuk ka e as ka pasur ndarje për inate personale. Ndarja është kryekreje konceptuale. Momente kyçe të kësaj ndarje ishin:
1. Zgjedhjet e fundit (2010) për Kuvendin e Kosovës dhe mënyra e zgjedhjeve të deputetëve nga komisionarët e PDK-së;
2. Mënyra sesi u bë koalicioni dhe dhurimi i posteve, si i Presidentit ashtu dhe ato në kabinetin qeveritar etj.,
3. Qasja ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe procesit të privatizimit ( për këtë proces kemi pasur dallime edhe në kohën kur ne ishim në opozitë e sidomos ndaj privatizimit të feronikelit), por edhe më vonë;
4. Qasja ndaj bisedimeve, Thaçi as nuk dëshironte të bisedohej kjo çështje si duhet, ai impononte mendimin e vet duke u thirrur te faktori ndërkombëtar dhe kështu ngufaste çdo mendim apo ide ndryshe; dhe
5. Imponimi i zgjedhjeve të brendshme në PDK pa bërë asnjë përgatitje paraprake. Në fakt, nuk ishte qëllimi i zgjedhjeve, qëllimi ishte i eliminimi i kuadrove që kishin njëfarë uni e dinjiteti politik e intelektual e njerëzor dhe kjo u bë më shumë me emërime se sa me zgjedhje.
Janë këto disa nga arsyet kryesore që quan në ndarjen e domosdoshme të rrugëve. Zgjedhjet e fundit për pushtet lokal, kur u pa se qytetari din të flas e din të ndëshkoj, sikur e kanë kthjellur të parin e partisë i cili kur humb i porosit të tjerët të flasin, gjë që nuk është e pa njohur për publikun. Tani është vonë, madje tepër vonë”, ka shkruar Krasniqi e profilin e tij në Face Book./Indeksonline/Ish-sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shpjeguar arsyet e distancimit të tij nga drejtuesi i PDK-së, Hashim Thaçi. Ky reagim ka ardhur pas deklarimit të Hajredin Kuçit i cili në një emision televiziv i ka ftuar Krasniqin e Limajn që “kthehen” në pozitën që kishin më parë në PDK.
Krasniqi ka përmendur 5 arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë qëndrim të tij, arsye që sipas tij janë konceptuale.
“Qe disa nga arsyet e ndarjes së rrugëve me drejtuesin (pronarin) e gjithëpushtetshëm të PDK-së. Nuk ka e as ka pasur ndarje për inate personale. Ndarja është kryekreje konceptuale. Momente kyçe të kësaj ndarje ishin:
1. Zgjedhjet e fundit (2010) për Kuvendin e Kosovës dhe mënyra e zgjedhjeve të deputetëve nga komisionarët e PDK-së;
2. Mënyra sesi u bë koalicioni dhe dhurimi i posteve, si i Presidentit ashtu dhe ato në kabinetin qeveritar etj.,
3. Qasja ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe procesit të privatizimit ( për këtë proces kemi pasur dallime edhe në kohën kur ne ishim në opozitë e sidomos ndaj privatizimit të feronikelit), por edhe më vonë;
4. Qasja ndaj bisedimeve, Thaçi as nuk dëshironte të bisedohej kjo çështje si duhet, ai impononte mendimin e vet duke u thirrur te faktori ndërkombëtar dhe kështu ngufaste çdo mendim apo ide ndryshe; dhe
5. Imponimi i zgjedhjeve të brendshme në PDK pa bërë asnjë përgatitje paraprake. Në fakt, nuk ishte qëllimi i zgjedhjeve, qëllimi ishte i eliminimi i kuadrove që kishin njëfarë uni e dinjiteti politik e intelektual e njerëzor dhe kjo u bë më shumë me emërime se sa me zgjedhje.
Janë këto disa nga arsyet kryesore që quan në ndarjen e domosdoshme të rrugëve. Zgjedhjet e fundit për pushtet lokal, kur u pa se qytetari din të flas e din të ndëshkoj, sikur e kanë kthjellur të parin e partisë i cili kur humb i porosit të tjerët të flasin, gjë që nuk është e pa njohur për publikun. Tani është vonë, madje tepër vonë”, ka shkruar Krasniqi e profilin e tij në Face Book./Indeksonline/