(2L ONLINE) – Anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi [shtë çmenduri të mendohet për rritje pagash kur numri i të pa punëve e varfërisë ekstreme shënon rritje rekorde
Fundviti i 2014 sjelli Qeverinë e Republikës së Kosovës, e dalur nga një koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Mirëpo, siç duket kjo qeveri do të ballafaqohet me shumë vështirësi, veçmas me tendencat për rritjen e pagave të shumë kategorive të punëtorëve.
Premtimet e mëdha paraelektorale dhe elektorale të partive politike, kanë reflektuar jashtëzakonisht shumë në idetë për këmbënguljen e sindikatave për realizimin e këtyre premtimeve, që në këtë rast përfshijnë rritjen e pagave për +25%.
E Faik Krasniqi, ka kundërshtuar idenë e këtyre protestave, për shkak të gjendjes së krijuar ekonomike në vend, me ç’rast numri i të papunëve, të varfërve dhe skamnorëve është duke shënuar rritje rekorde.
“Sindikatat kërcënojnë me protesta në rast se gjatë 2015 pagat nuk rriten për 25%. Mirë more ju zotëri të sindikatave, paga mesatare që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës është diku 330-340 euro, e që në rrethanat tona ku kemi mbi 60% të popullatës të papunë, nuk janë paga të këqija!”, ka theksuar Krasniqi.
“A do ishte më mirë që ajo rritje për 25%, e që i bie me dhjetëra miliona euro të investohen në bujqësi, në bizneset e mesme dhe të vogla, dhe kështu do të krijoheshin me mijëra vende pune! A jeni duke menduar për më shumë se gjysmën e popullatës që janë të papunë, apo jeni duke menduar vetëm për b… tuaj?”, ka theksuar në mes tjerash Faik Krasniqi.
Përndryshe, Krasniqi e vlerëson veten e tij si zë më modern i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke reflektuar ide dhe projekte konkrete për gjendjen e krijuar në vendin tonë që prej ngërçit politik./2L ONLINE/