Kryeparlamentari Jakup Krasniqi jo në mënyrë tërthorazi, por të drejtëpërdrejtë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hajn dhe mashtrues ordiner.
Këtë deklaratë Krasniqi e ka dhënë për Indeksonline një ditë pasi që kryeministri Thaçi në fshatin Arllat e Komoran, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin në mënyrë të tërthor e quajti kryehajn të Drenicës.
Por, Jakup Krasniqi nuk është merakosur me atë që ka thënë Thaçi. “Kosova, Drenica e Drenasi me njohin tash e pesë dekada me radhë. Me njeh edhe çdo segment i shoqërisë shqiptare dhe nuk kam asnjë arsyeje të merakosëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi tha se, Thaçi ka treguar veten e tij, hajnit e tij, moralin dhe karakterin që ka.
“Ai vazhdon të jetë mashtrues ordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se e ka humbur jo vetë Drenasin por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujar, atë bujari kam trashëguar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.