Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasnqi reagoi ashper ndaj deklaratës së presidentit çek, Milosh Zeman, që thotë se krijimi i FAK-ut nuk është asgjë më shumë se riarmatosje e UÇK-së, ndërsa shton se Kosova është shtet nën ndikim të narko-mafisë.“Me deklarimet tuaja, s’bëre gjë tjetër veçse në mesin e njerëzve që kanë faje të renda gjenocidale, terroriste e banditeske,tregove harbutërinë tuaj kriminale.
“Mënyra sesi po folni në vendin e krimit, në mesin e njerëzve që kanë komanduar edhe grupe paramilitare, grupe që i kanë bërë krimet më monstruoze në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, me të cilat krime hije të zezë i qiten edhe Evropës, tregon se shpirti dhe mendja e juaj është e helmuar dhe e kriminalizuar me gjenocidin e bandave te Milosheviqit e të pushtetit të tij me kryeqytet Beogradin”.