Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani.
Në prag të ndeshjes foli edhe futbollisti, Blerim Krasniqi i cili tha se derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar, gjersa shpreson t’i marrin tri pikë.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sikur gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të marrim maksimumin nga derbi. Derbi është një ndeshje që luftohet nga të dyja ekipet, do të japim gjithçka në fushë, të bëjmë maksimumin dhe t’i marrim tri pikë”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja FC Drita – SC Gjilani zhvillohet nesër, e diel ora 15:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. /2LONLINE/