Anëtari i Këshillt të ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.thotë se me gjithë ata deputetë nga rradhët e SHIK-ut në PDK, karriera politike e Hashim Thaçit është me të vërtetë në rrezik! “Konsideroj se karriera politike e liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, është seriozisht në rrezik. Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe deputetët e e PDK-së që vijnë nga strukturat e SHIK-ut me në krye ish- shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, që mban postin e zv-kryetarit në PDK, e kanë rrezikuar karrierën politike të Hashim Thaçit”, thotë Krasniqi!
Sipas tij, mbetja në opozitë e PDK-së do të jetë edhe fundi i karrierës politike të Hashim Thaçit, sepse këtë moment ka kohë që është duke e pritur dyshi i partisë Kadri Veseli, për të marrë timonin e partisë.