Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet.
Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në këto zgjedhje.
Sot, në 38 komuna të Republikës së Kosovës mbahen Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në Listën Përfundimtare të Votuesve janë 1 milion e 782 mijë e 454 emra të personave që kanë të drejtën e votës, ta ndarë në 798 Qendra të Votimit me gjithsejt 2 mijë e 374 Vendvotime.