DYLON

KPF kërkon arsye shtesë për ndryshimin e emblemës si dhe propozimet për ndarjen e titujve të nderit

KPF kërkon arsye shtesë për ndryshimin e emblemës si dhe propozimet për ndarjen e titujve të nderit
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur të hënën mbledhjen e parë për këtë vit, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku pas një debati të gjerë rreth rendit të punës, ka vendosur që pesë nga pikat e propozuara t`i kthejë për plotësim me material shtesë, një pikë e ka votuar me kusht, ndërkaq tetë të tjera i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.
Kësisoj, për shkak të mungesës së materialit shtesë si dhe arsyetimeve të nevojshme,

KPF ka vendosur t`i rikthejë në procedurë nismën për ndryshimin e emblemës së Komunës, propozimet për shpalljen “Qytetar Nderi” të prof. dr. Hirakli Koqollari, përkatësisht shpalljen “Nderi i Qytetit” të Ekrem Rukovcit, Shemsedin Abazit, Shukri Sylejmanit e Selami Osmanit (pas vdekjes) sikurse edhe propozimin për emërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan “Agim Ramadani” si dhe propozimin për emërtimin e kompleksit universitar “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.

Ndërkaq, kërkesa e tetarit të qytetit për mbështetje financiare, është rekomanduar me kusht që ky institucion të dorëzojë një raport mbi shpenzimin e subvencioneve të mëhershme, para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Opozita (LVV e PDK) kanë këmbëngulë se propozimet për ndërrimin e emblemës, përkatësisht nderimin e personaliteteve të caktuara me tituj nderi, duhet të kalojnë përmes komisioneve përkatëse dhe në KPF të vijnë të shoqëruara me arsyetimet e nevojshme.

Sa i përket emblemës së Komunës, kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se kërkesa ka ardhur nga komuniteti artistik dhe ka hasur në mirëkuptim edhe tek autori i saj.

Kurse për Kuvend Komunal janë rekomanduar propozim vendimi për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokalë si dhe përcaktimin e shumës së kompensimit për kryetarët e këtyre këshillave, propozim vendimi për lejimin e zgjerimit të varrezave në fshatin Ponesh, propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme të pronarit Nazmi Starabaja, rekomandimi i Komitetit për Barazi Gjinore për vendosjen e monumentit të gruas në qendër të qytetit si dhe raportet e punës së Komiteteve komunale për vitin 2018, përkatësisht planet e punës për vitin 2019 të këtyre trupave komunale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.