DYLON

Presidenti Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidenti Thaçi ka thënë se ish-presidenti Rugova ka qenë një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë dhe njeri i dialogut dhe angazhimeve unifikuese.

“Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës.

EkoHigjiena

Prandaj, sot bëj nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij. Nderime dhe respekt!”, ka thënë presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.