(2LONLINE) – Hises së pjesës urbane të ndotjes së Kosovës tani po i shtohet, rrëqethshëm, edhe ajo rurale, thënë me shkurt po ndotet turpshëm edhe pjesa më e bukur, dhuratë nga perëndia-Natyra.
Mjerisht, edhe vetëdija ekologjike që nuk bënë përjashtim sikur edhe për shumë gjëra të tjera mungon totalisht ndër ne!
Vetëm hapini sytë dhe shikoni përreth dhe do të vëreni gjithandej ndotje. Dhe tani sikur s’po na mjafton qe ndotëm gjithë arealin urban dhe me gjithë primitivizëm ju kemi vërsulur natyrës sonë të bukur!
Ne te gjitha daljet nga Gjilani për në pjesën rurale e gjenë të njëjtën gjendje të shemtuar. shembull anës rrugës Gjilan – Preshevë, afër fshatrave Muqibabe, Burincë. Pastaj rrugës Përlepnicë – Përlepnice e Epërm dhe rrugës më të ndotur asaj nga Gjilani për Pogragjë, në mes fshatit Uglarë dhe Pogragjë.
Pse i gjithë ky degradim i asaj që është e jona dhe shëndet i fëmijëve tanë?! Kam frikë se kështu nuk na do askush. Dhe mos u çuditni dhe mos kërkoni të heqin edhe ato vizat e shumë përfolura dhe të dëshiruara, për ne!
Me besoni, askush nuk i do ata që nuk e duan vetveten dhe tok me ta edhe bërllokun e tyre! /Xhelil Arifi/