Gillard, Francë –Anëtarët e Këshillit Ekonomiko Social të Kosovës, kanë shpalosur para investitorëve të mundshëm francez , infrastrukturën ligjore dhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj.
Ata në një konferencë të organizuar nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare, të mbajtur në qytetin Gillard të Francës, kanë apeluar tek investitorët francezë që të investojnë në Kosovë, pasi ky vend ofron kushte shumë të favorshme për investime.
Tahir Shabani, kryetar I Shoqatës së Miqësisë Franko –Shqiptare, ka thënë se qëllimi I organizimit të kësaj conference është që para investitorëve dhe institucioneve franceze të prezentohen mundësitë që ofron Kosova për investime dhe bashkpunim bilateral mes dy vendeve.
E, Agim Shahini kryetar I Alencës së Bizneseve të Kosovës, ka thënë se Kosova është vend që ka ndërtuar një infrastrukturë ligjore dhe ka krijuar ambient për zhvillimin e biznesit ndër më të mirat në rajon, pasi me ligjin për investime strategjike, pakon fiskale si dhe situatën e sigurisë që mbikqyret nga NATO, qdo investitori I garantohen investime në kushte tejet të favorshme.
“Besoi shumë që edhe investitorët francezë do të rrisin interesimin për ivestime në Kosovë, pasi krahas ambientit të biznesit Kosova si nënshkruese e MSA-së u ofron atyre tregun prej 500 milion qytetarëve”, ka thënë Shahini.
E, Fatime Rexhepi, nga qeveria e Kosovës, ka theksuar se Kosova tani më ka marrë hovin e zhvillimit të saj dhe se qdo investim në këtë vend është në favor të qytetarëve dhe vetë investitorëve.
Ndërsa, Alush Sejdiu nënkryetar I Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërlkuar që në Kosovë të ketë investim me capital të freskët pasi fuqia punëtore është e re, profesionale dhe e gatshme për punë.
Investitorët francezë pos që janë interesuar për investime në fusha të ndryshme, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës, të promovojnë sa më shumë vendi n e tyre pasi shumë kush nuk i dinë të arriturat në këtë vend.
Arkitekti Sigrifio Lezi, ka thënë se ka pas rastin që të vizitoi Kosovën, dhe vetëm kur ka shkuar atje ka parë realitetin , pasi shumë pak ka pubikime dhe lajme të mira nga ky vend në mediet e huaja.
“Kosova është zhvilluar shumë dhe ka njerëz të mirë, por kjo shumë pak dihet në opinionin e huaj , pasi mediet nuk e paraqesin këto të arritura”, ka thënë Lezi, duke potencuar se aii vetë qysh tani ka filluar të hartoi planet për investime në këtë vend./Ibrahim Sefedini/