Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i komisionit parlamentar për integrime Europiane deputeti Lutfi Haziri ka marrë pjesë në takimin ndërparlamentar me kuvendet nacionale të Europës Juglindore që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë.
Tema e takimit ka qenë, parlamenti i hapur, transparenca dhe aktiviteti parlamentar, ku pjesëmarës në këtë aktivitet kanë qenë z.Laszto Surjan zv/kryetar i parlamentit Europian, Eduard Kukan e Tanja Fajon.
Pas takimeve të shumta që deputeti Haziri ka pasur me delegacione parlamentare europiane si ato nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj, Haziri foli në emër të kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në emër të kuvendit të Kosovës, deputeti Haziri paraqiti nevojën që Kosova të përfshihet aktivisht në procesin e integrimit, duke e njohur rolin mbikëqyrës të kuvendi të Kosovës, duke njohur të drejtën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda vendeve të BE-së.
Gjithashtu deputeti Haziri kërkoi nga Parlamenti Europian që të bëhet monitorimi i zgjedhjeve lokale të nëntorit nga ana e vëzhguesve Europian, duke rikujtuar që në zgjedhjet e kaluara kemi pasur abuzim, keqpërdorim dhe vjedhje industriale të votave, fakt i konstatuar edhe nga vëzhguesit europian.
Në fund deputeti Haziri bëri me dije se Kosova ka detyrim ligjor që zgjedhjet e nëntorit të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike. /2lonline/