Duket se lumturia e banorëve të Kosovës nuk po zbehet. Edhe në rezultatet e këtij viti, të publikuara nga Gallup, kosovarët – përkundër situatës së keqe ekonomike-sociale – gjenden goxha lartë në listën e njerëzve me të lumtur në botë si dhe prijnë dukshëm në rajonin e Ballkanit.
Sipas anketimit të kryer në vitin 2013 – e që u publikua të enjten – Kosova radhitet në vendin e 39-të të vendeve më të lumtura në botë. Shqipëria, ndërkaq, ndodhet në zonën e shteteve jo fort të lumtura, e pozicionuar në vendin e largët 117.
Pesë shtetet më të lumtura në botë, sipas sondazhit të Gallupit, janë: Panamaja, Kostarika, Danimarka, Austria dhe Brazili.
Ky konstatim është nxjerrë pas një sondazhi të realizuar me 133 mijë respodentë nga 135 vende të ndryshme të botës – nga të cilët është kërkuar të vlerësojnë, respektivisht të notojnë mirëqenien e tyre, të ndarë në pesë kategori: qëllimi, shoqëria, financat, komuniteti dhe shëndeti.
Fqinji i Kosovës, Serbia, është pozicionuar në mesin e vendeve goxha të pakënaqura, pasi që radhitet në vendin 101, ndërsa fqinji tjetër, Mali i Zi, gjendet në pozitën 100. Maqedonasit ndërkaq duken paska më të lumtur, pasi që zënë vendin 74.
Vendet tjera të ish-Jugosllavisë, janë pozicionuar kësisoj: Sllovenia në vendin 56, boshnjakët në vendin 107, ndërkaq kroatët gjenden në mesin e popullatës më të pakënaqur në botë, pasi që pozicionohen tek në vendin 127.
Populli më i pakënaqur në botë është ai i Sirisë, ndërkaq Danimarka, që me vite të tëra ishte në mesin e vendeve më të lumtura në botë, tashmë është spostuar, për t’ia lëshuar fronin shtetit të Panamasë, që përcillet nga Kostarika – në vendin e dytë.
Panamaja prin në katër kategori, ndërsa në rezultatin e favoshëm të saj – sipas vlerësimeve – ndikojnë faktorët si, ekonomia në lulëzim, ruajtja e vlerave tradicionale, pastaj raportet e mira familjare dhe natyra e bukur. (telegrafi)
Lista e plotë:
1. Panama, 61%
2. Kosta Rika, 44%
3. Danimarka, 40%
4. Austria, 39%
5. Brazili, 39%
6. Uruguai, 37%
7. El Salvadori, 37%
8. Suedia, 36%
9. Guatemala, 34%
10. Kanada, 34%
11. Trinidad dhe Tobago, 34%
12. Shtetet e Bashkuara, 33%
13. Argjentina, 33%
14. Holanda, 33%
15. Kolumbia, 32%
16. Kili, 31%
17. Meksika, 31%
18. Emiratet e Bashkuara Arabe, 31%
19. Venezuela, 30%
20. Zelanda e Re, 30%
21 Arabia Saudite, 29%
22. Nikaragua, 29%
23. Australia, 28%
24. Bahrejni, 28%
25. Malta, 28%
26 Mbretëria e Bashkuar, 28%
27. Paraguai, 27%
28. Irlanda, 27%
29. Gjermania, 27%
30. Kuvajti, 26%
31. Hondurasi, 26%
32. Islanda, 26%
33. Ekuadori, 26%
34. Izraeli, 25%
35. Spanja, 24%
36. Malajzia, 24%
37. Xhamajka, 24%
38. Turkmenistani, 24%
39. Kosova, 24%
40. Filipinet, 24%
41. Belgjika, 23%
42. Finlanda, 23%
43. Bolivia, 23%
44. Tajlanda, 22%
45. Maroku, 22%
46. Kirgistani, 21%
47. Luksemburgu, 21%
48. Qipro e Veriut, 21%
49. Portugalia, 20%
50. Republika Dominikane, 9%
51. Franca, 19%
52. Libani, 19%
53. Mongolia, 18%
54. Vietnami, 18%
55. Tajvani, 18%
56. Sllovenia, 18%
57. Hungaria, 18%
58. Shri Lanka, 17%
59. Mauritania, 17%
60. Polonia, 17%
61. Peru, 16%
62. Rusia, 16%
63. Sllovakia, 16%
64. Japonia, 15%
65. Mianmari, 15%
66. Bangladeshi, 15%
67. Estonia, 15%
68. Indonezia, 15%
69. Kazakistani, 15%
70. Qipro, 15%
71. India, 15%
72. Etiopia, 15%
73. Iraku, 15%
74. Maqedonia, 14%
75. Koreja e Jugut, 14%
76. Rumania, 14%
77. Moldavia, 14%
78. Nagorni Karabak, 14%
79. Jordania, 14%
80. Irani, 14%
81. Bjellorusia, 13%
82. Kongo Brazavill, 3%
83. Republika Çeke, 13%
84. Malavi, 13%
85. Bullgaria, 12%
86. Pakistani, 12%
87. Ruanda, 12%
88. Taxhikistani, 12%
89. Gana, 12%
90. Kina, 12%
91. Angola, 12%
92. Mali, 11%
93. Kamboxhia, 11%
94. Sierra Leone, 11%
95. Bregu i Fildishtë, 11%
96. Jemeni, 11%
97. Turqia, 11%
98. Nepali, 11%
99. Tunizia, 11%
100. Mali i Zi, 10%
101. Serbia, 10%
102. Letonia, 10%
103. Palestina, 10%
104. Greqia, 10%
105. Nigeri, 10%
106. Nigeria, 10%
107. Bosnja Hercegovina, 10%
108. Egjipti, 10%
109. Lituania, 9%
110. Guinea, 9%
111. Azerbajxhani, 9%
112. Armenia, 8%
113. Tanzania, 8%
114. Butani, 8%
115. Zimbabve, 8%
116. Ukraina, 8%
117. Shqipëria, 8%
118. Italia, 8%
119. Senegali, 7%
120. Kenia, 7%
121. Gaboni, 7%
122. Kameruni, 7%
123. Afrika e Jugut, 7%
124. Bocvana, 7%
125. Burkina Faso, 7%
126. Gjeorgjia, 7%
127. Kroacia, 7%
128. Benini, 6%
129. Uganda, 6%
130. Madagaskari, 6%
131. Çadi, 5%
132. Kongo Kinshasa, 5%
133. Haiti, 3%
134. Afganistani, 1%
135. Siria, 1%