Federata e Hendbollit e Kosovës edhe zyrtarisht është anëtar me të drejta të barabarta i Federatës Evropiane të Hendbollit. “Kosova është pranuar si anëtari i 50-të me të drejta të plota në EHF pasi shumica e votave në Kongres ishin në favor të saj”, shkruan në njoftimin e EHF-së
FHK ishte anëtare me të drejta të kufizuara në EHF që nga viti 2005. Që naga ajo kohë kosovarët kanë luajtur në arenën ndërkombëtare vetëm me klube. Kurse, që nga sot Kosova ka drejtë të prezantohet në garat europiane edhe me përfaqësuesen e saj.