Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë ndaj Republikës Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”.
Ishin çekët që kaluan të parët në epërsi përmes Schick, por Muriqi e bazaroi rezultatin.
Golin e fitores e shënoi Mërgim Vojvoda që i dha Kosovës tri pikë të arta në rrugëtimin e saj për Kampionatin Evropian.
Me mungesa të mëdha, Kosova tregoi shpirtin luftarak ndaj një kundërshtari të forte si Çekia, dhe tash “Dardanët” ëndërrojnë kualifikimin në Evropian.