Sipas Institutit Kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive, deri më tani, me COVID-19 , ka qenë 3.064, nga 24.271 persona sa ishin të dyshimtë se mund të ishin të prekur me virusin SARS-CoV-2.
Kemi pasur gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.
“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
IKSHPK-ja apelon që të mbajmë distancën fizike dhe maskat si dhe higjienën, duke larë duart disa herë në ditë. /2LONLINE.com/