/2L ONLINE/ – Nuk di se çfarë duan të arrijnë disa analistë të pazbuluar me ‘’analizat’’ e tyre më shumë spekulative se sa argumentuese, kur e kundërshtojnë idenë e Akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh me Serbinë? Dikush për hir të një ‘’kauze’’ vetjake del dhe e kundërshton akademikun pa asnjë lloj argumenti.
E drejtë e çdokujt është të kundërshton. Por jo me mendime personale por duke ofruar augmente reale. Në shumicën e rasteve jemi duke pa veç spekulime të kota dhe përfshirje në temë pa asnjë fakt e argument. Këta që po e kundërshtuakan bashkimin e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës a janë të vetëdijshëm që kurrë në histori të shqiptarëve Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani nuk kanë qenë me shqiptarë të banueshëm?
Dhe kurrë 3 komunat me shumicë Shqiptarë në Serbi, nuk kanë qenë tokë serbe por gjithmonë kanë qenë tokë shqiptare? Pra vetë fakti që historikisht këto dy zona janë të banueshme me njerëz meritorë, do të thotë se shkëmbimi vendit me të cilin i përshtatet jeta.
Ne, të gjithë jemi dëshmitarë që në Kosovën Lindore, qeveria serbe bënë represion politik, social e ekonomik mbi këta qytetarë dhe fshatrat e komunave shqiptare. Pra bënë politika çdo ditë që ti dëbon nga këto vendbanime përmes papunësisë, mos investimit ekonomik, arsimor, social e kulturorë.
Këta qytetarë me pak fjalë, nuk kanë asnjë të ardhme as perspektivë të jetës në atë vend nga qeveria serbe. Qeveria e Beogradit nuk investon dhe 3 komunat janë më të prapambeturat në nivel te Ballkanit. Këta njerëz kanë të ardhme vetëm nëse i bashkohen Kosovës Lindore.
E në anën tjetër na të gjithë po e shohim se ShBA-të dhe perëndimi, nuk e kanë ndërmend me nisë luftë për Kosovën e as për Shqiptarët në Ballkan po as për ndonjë popull tjetër. Interesi i tyrë është që me i dhënë gjithçka Serbisë vetëm me ja ndryshua politikat nga lindja drejtë perëndimit.
Dhe ne si shqiptarë, nëse nuk duam me shkëmbye territore, me e marrë Luginën e Preshevës duke i dhënë 3 komuna gjithmonë të banueshme historikisht vetëm më sërb, atëherë ne do t’i humbasim edhe Luginën e Preshevës edhe një pjesë të veriut të Mitrovicës.
Ngase, për t’u bashkuar shqiptarët, duhet vetëm me marrëveshje reciproke që arrihen politikisht. Përmes luftës më nuk është as vendi as kuvendi. E nëse dini ndryshe ju kallëzoni qysh me ja bërë. Leni spekulimet po kthejuni realitetit e argumenteve reale pa emocione. /2L ONLINE/