Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 6 mijë e 231 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231. /2LONLINE.com/