DYLON

Haziri e Hoti në takim me të rinjtë: Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat

Haziri e Hoti në takim me të rinjtë: Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës, Avdullah Hoti, ka gjetur mbështetje të jashtëzakonshme në Gjilan, në takimin ku kanë marrë pjesë 31 votues, të rinj e të reja të kësaj komune, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se LDK e ka vendosur që t’ia vazhdojë mandatin kryeministrit Hoti, qeveri e cila do ta zhvillojë këtë vend, për ta kthyer shpresën dhe besën për Republikë.

EkoHigjiena

“Kthimi i kryeministrit në Gjilan për ne është mbështetje dhe është tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta thej atë angazhim të të gjithëve kundër nesh. Uroj që vota e 31 të rinjve e të rejave të jetë një votë tregues për një rezultat të madh për fitoren e LDK-së, më 14 shkurt. Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti, tha se rinia dëshmon fuqinë dhe është e vendosur për ta mbështetur fuqishëm kryeministrin, Avdullah Hoti, në garën e 14 shkurtit.

“Sot rinia e LDK-së në Gjilan demonstron fuqinë, e cila e ka vizionin pro perëndimor, vizion të qartë e kohezion zhvillimor. Rinia  e LDK’së është shumë e vendosur që t’ju mbështesin fuqishëm në rrugëtimin tuaj, z. Kryeminister Hoti.  Populli nuk e do e as nuk e duron lëvizjen e kuqe, e cila ka për qëllim politika shkatërruese. Gjilani frymon LDK”, ka thënë Ahmeti.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të rinjtë e Gjilanit për mbështetjen e madhe të ofruar, për fitoren e madhe të LDK’së.

“Kemi edhe dy javë përpara, është tepër e nevojshme të mobilizohemi dhe të dalim bindshëm në Facebook. Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet. Zgjedhjet përcaktohen nga ju, rinia, gra e burra e pleq e plaka. Vizioni ynë është për një shtet demokratik, të civilizuar, për integrim në strukturat euro-atlantike. Rinia e ka pasur dhe do ta ketë vëmendjen e plotë në qeverisjen e ardhshme, për të ofruar një arsim cilësor e që i bën të rinjtë e të rejat të njëjtë me ata që shkollohen kudo në Europë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Në këtë takim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.