Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 13 mijë e 593 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.
Përndryshe, IKSHPK-ja ka përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /2LONLINE.com/