Kombëtarja e Kosovës triumfoi në miqësoren ndaj Ishujve Faroe, duke e mundur me rezultat 2:0 në miqësoren e cila u zhvillua në stadiumin e skuadrës së FSV Frankfurtit. Golat për kombëtare ne Kosovës i shënuan Albert Bunjaku në minutën e 44-të dhe Elbasan Rashani në minutën e 90+4.
Kjo është fitorja e parë pas pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA.
Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë humbi ndaj Ukrainës me rezultat 1: 3, në takimin miqësor që u zhvillua në Itali Për Shqipërinë golashënues ishte Armando Sadiku (13), ndërsa për Ukrainën shënuan Taras Stepanenko (8), Andriy Yarmolenko (49) dhe Yevhen Konoplyanka (87).