Kombëtarja e Kosovës tek femrat ka filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Estonisë. Përzgjedhësja e Kombëtares, Afërdita Fazlija, ka mbledhur futbollistet për përgatitje në Obiliq para këtij takimi.
“Ju njoftojmë se Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë.
Gjatë ditës së sotme vashat e Kombëtares nën drejtimin e përzgjedhëses Afërdita Fazlija do të mbajnë dy seanca stërvitore në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Seancat stërvitore janë të hapura për media. Ju ftojmë t’i ndiqni këto dy aktivitete dhe t’i jepni mbështetje futbollit të femrave!”, thuhet ne njoftimin e FFK-se.
Stërvitja e paradites mbahet prej orës 10:00 deri në 11:30, derisa stërvitja e pasdites prej orës 17:00.