Përfaqësuesja e Kosovës, mbajti seancën e dytë stërvitore, ku përzgjedhësi Albert Bunjaki me shtabin teknik të tij, u përqëndruan në punën në grupe, sidomos të reapartit defanziv si dhe ndërthurja e aksioneve mes reparteve deri të finalizimi. Pastaj u punua në bashkëpunimin ndërmjet futbollistëve me moton të punohet një për të gjithë dhe të gjithë për një.
Stërvitjet i ndoqën veç krerëve të FFK-së edhe një numër i madh i adhuruesve kryesisht bashkëatdhetarë tanë, si dhe konsuli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Ajvaz Berisha me bashkëpunëtorë. Stërvitjen e ndoqën edhe shumë gazetarë të shumë mediumeve nga Kosova, të cilët kanë ardhur këtu për ta ndjekur ndeshjen Kosova-Ishujt Faroe.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte luan miqësoren kundër Ishujt Faroe, takim ky që luhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe nis në orën 20:00.