Pas lajmit për aksionin e Inspektoriatit serb në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Rainc të Preshevës, ka reaguar menjëherë edhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku e cila ka thënë se do ta ngris këtë çështje urgjentisht në instancat ndërkombëtare.
“Para pak ditësh kam qëndruar në Preshevë dhe kam parë me sytë e mi shkallën e shtypjes dhe mungesës së investimeve dhe zhvillimi atje. Komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës është padyshim komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe qeveria e Kosovës do ta ngrisë menjëherë dhe pa vonesë këtë çështje në instanca ndërkombëtare”, ka përfunduar Çitaku