Çdo i nënti qytetarë i Kosovës, i anketuar nga Agjencia Gallup, beson se politikanët e tyre dhe administrata shtetërore është e korruptuar. Bazuar në anketën e këtij instituti, Kosova së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën qëndrojnë në “top listat” e shteteve me më shumë korrupsion.
Sipas Gallup (Instituti Amerikan i Opinionin Publik), Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë gjetur në një trajektore me disa shtete afrikane, ndërsa Greqia është shumë më keq. Mirëpo larg Kosovës, nuk qëndrojnë as shtetet tjera të Ballkanit, të cilat gjithashtu kanë nivel shumë të theksuar të korrupsionit.
Sipas agjencisë Gallup, nivel më i lartë i korrupsionit në politikë është e regjistruar në Tanzani, ku 95 për qind e të anketuarve besojnë se politikanët e tyre janë shumë të korruptuar, raporton AJ-Ballkan.
Kenia, ndërkaq është e dyta me 93 për qind, Greqinë me 92 për qind, Nigeria dhe Uganda me 91 për qind, ndërsa në renditjen e lartë në botë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina me 90 për qind, respektivisht 89 për qind. Pra kjo agjenci mbështet në mendimin e qytetarëve të këtyre shteteve.
Ndërsa, sa i përket vendeve ballkanike edhe në Serbi 84 për qind e qytetarëve besojnë se pushtetarët janë hajna. Në Shqipëria po ashtu 82 për qind besojnë se ka korrupsion, pasuar nga Kroacia me 74 për qind, Maqedonia me 67 për qind dhe Mali i Zi me më pak se 50 për qind.
Sipas sondazhit të Gallup, ndër vendet me nivelin më të vogël të korrupsionit janë Suedi dhe 14 për qind, Danimarka 15 për qind dhe Zvicra me 23 për qind. Pra këtu edhe shteti helvetik ka befasuar për të keq, sepse për disa vjet ka qenë model i funksionimit shtetëror.
Rezultatet e hulumtimeve të kryera nga Instituti Gallup mbi përhapjen e korrupsionit në politikë dhe administratë publike në botë, janë mbledhur në bazë të rezultateve të intervistave me gati 1.000 njerëz në secilin prej 129 vendeve të ndryshme të botës.