Deputetet e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme kanë votuar tri projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kësaj force i japim mandat të ri ushtarak.
Deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në favor të projektligjit të fundit kanë votuar 107 deputetë.