Pas organizimit të mirë dhe garave të suksesshme në pilot projektin e Ligës së Veteranëve me garat e Kupës së Kosovës, sivjet do të nisë për herë të parë edhe Kampionati i rregullt i Ligës së Veteranëve.
Një gjë e tillë është vendosur pas takimit të sotëm të presidentit Agim Ademi me përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli, Gëzim Daka, Agim Maliqi dhe Avni Shala.
Gjatë këtij takimi u vendos që garat të nisin më 20 shtator, e ku do të marrin pjesë 18 skuadra të ndara në dy grupe.