Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive, deri më tani, me COVID-19 , ka qenë 3.703 nga 25.674 persona sa ishin të dyshimtë se mund të ishin të prekur me virusin SARS-CoV-2.
Kemi pasur gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.
“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
IKSHPK-ja apelon që të mbajmë distancën fizike dhe maskat si dhe higjienën, duke larë duart disa herë në ditë. /2LONLINE.com/