Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka thënë se në investim të projekteve në ujërat e zeza Komuna e Gjilanit është duke punuar në shumë lokacione, që nga rruga Gjilan Përlepnicë, rrugën e Kumanovës, rrugën “Haqif Tetova”, përfundimi i kanalizimit në rrugën “Enver Miftari”, për të vazhduar nga java e ardhshme në fshatin Shillovë, pastaj kanalizimin nga rrethi në rrugën e Prishtinës deri te furra Aroma dhe projekte të kësaj natyre në lokacione të tjera.
Poashtu në fshatin Pogragjë është duke u bërë rikonstruimi i rrugëve brenda fshatit që do të përfundojnë deri në fillim të qershorit, pastaj përfundimi i trotuareve në Dardani dhe rikonstruimi i rrugëve në këtë lagje.
Korça tha se edhe në hapësirat publike dhe parqet është duke u punuar me dinamikë të shtuar sikur në parkun në lagjen “Kamniku”, pastaj punimeve që janë duke u kryer në sheshin kryesor në pjesën veriore dhe investimin e rrugës kryesore nga rruga e Prishtinës në drejtim të shkollës “Selami Hallaqi”.
Korça gjithashtu ka njoftuar se nga sot kanë nisur projekti i mirëmbajtjes verore të rrugëve dhe njëkohësisht jemi duke punuar edhe në disa projekte në ujësjellës.
Gjatë ditës së nesërme bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e performancës Komunale, mjete të cilat do të investohen në projekti e Mirushës në sektorin Jug. /2LONLINE.com/