/2L ONLINE/ – Njësia për Rini, sot takoi përfaqësuesit e organizatave rinore, ku temë e diskutimit ishte “Ditët e Diasporës dhe Muaji i Rinisë”, të cilat do të mbahen nën patronatin e Kryetarit Lutfi Haziri, ka bërë të ditur Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini. Ai tha se në takim u bisedua rreth koordinimit sa më të mirë në mes të OJQ-ve rinore dhe Komunës, për aktivitetet e shumta që janë parapa nga 26 Korriku deri më 26 Gusht. Me 26 korrik në Shtëpinë e Rinisë, do te ketë debat mbi sfidat e të rinjve në Kosovë dhe atyre në diasporë.
Sipas Mustafës, të gjitha organizatat rinore, premtuan që gjatë këtij muaji do të jenë të përkushtuar që të ofrojnë aktivitete të ndryshme si (Debate, Aktivitete Sportive, Mbrëmje Rinore etj).
“Ju urojmë mirëseardhje bashkëmoshatarëve tanë, duke iu përgatitur aktivitete të shumta gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje. Organizatat që morën pjesë në hartimin e kalendarit për aktivitete janë Parlamenti i Studentëve, Këshillat e Fakulteteve, Qendra Rinore, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, OJQ KAND, RCT Anamorava, Vullnetarë nga organizatat rinore dhe të nxënësëve” ,ka bërë të ditur Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini. /2L ONLINE/