Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është bërë kontrollimi i zyrës si dhe shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht: 4 USB, 16 bllok dëftesa, 4 zarfe me fletë dëftesa, shtëpizë kompjuteri si dhe dokumente të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme si dëshmi materiale.
I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.